Xhelal Sveçla e ka konfirmuar se një zyrtar policor është arrestuar për spiunazh.
Ai ka falënderuar edhe Prokurroinë për punën në këtë rast.
“Po është e vërtetë. Du të përgëzoj AKI-në, IPK-në dhe Prokurorin në këtë aksion të jashtëzakonshëm. Më shumë detaje nuk mund të jap, por sinqerisht po ju them që rrit themelimin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Sveçla para gazetarëve.
Bojan Jevtiq, një epror i lartë i Policisë së Kosovës, është arrestuar nën dyshimet për spiunazh të enjten.
Jevtiq u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Dheun e Bardhë, raporton portali Sinjali.
