Të fundit

Haradinaj: Bruno Ceka dhe bashkatdhetarët në SHBA, shembulli më i mirë i shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e partisë bashkatdhetarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bruno Ceka, Abdyl Konjuhi dhe Nicky Haliti.

Me këtë rast, Haradinaj i ndau medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet” z. Bruno Ceka, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes shqiptare.

“Bruno, Abdyli dhe Nicky janë pasqyra më e mirë e shqiptarëve në SHBA që nuk janë ndalur kurrë së punuari për kombin – nga lobimi në Washington, mbështetja për luftën çlirimtare, te ndihma për arsimin dhe sportin në mbarë trojet shqiptare”, u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare në SHBA dhe rolin e pazëvendësueshëm të veprimtarëve si Bruno Ceka në kauzat kombëtare ndër vite.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci