Të fundit

Lëndoi një person në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Të hënën në ora 13:30, policia kishte pranuar një informatë se në Duhël të Suharekës kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku njëri nga pjesëmarrësit në aksident me qëllim të shmangies nga përgjegjësia ka ikur nga vendi i
ngjarjes.

Siç njofton Policia, drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.

Policia bën të ditur se zyrtarë profesional nga njësitë e komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtaret të policisë së NjRKRr. – Prizren, pas verifikimit zbuluan se automjeti ka qenë me targa gjermane dhe i ç’lajmruar dhe nuk ishte i zhdoganuar.

Automjeti është sekuestruar më 12.01.2022,  në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren. Ne lidhje me kete janë nderrmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj te dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime”, thuhet në komunikatën e Policisë dërguar medieve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci