Të fundit

Vrasje në Podujevë

Një person me inicialet M.K. i moshës 30-vjeçare është vrarë sot rreth orës 16:00 në fshatin Pakashticë të Podujevës, shkruan Paparaci.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se policia ka arrestuar 34-vjeçarin me inicialet F.B.

“Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, përfundoi ajo./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci