Të fundit

Drogë pranë shkollës, arrestohet 23-vjeçari në Gjakovë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një aksion i Policisë në kuadër të Planit Operativ “Siguria në Shkolla” ka rezultuar me ndalimin e një të riu në Gjakovë, i cili dyshohet se po posedonte substancë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Hasi”, në afërsi të shkollës fillore “Zekeria Rexha”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë ndaluar një 23-vjeçar.

I dyshuari është identifikuar si Sh. D., rreth 23-vjeçar, tek i cili është gjetur një Joint (cigare e mbushur me substancë narkotike) me peshë rreth 1 gram.

Ai është shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale.

Pas konsultimit me Prokurorin, është iniciuar rasti penal për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./Sinjali

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci