Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përkujtuar dëshmorin Hashim Ilazi, i njohur si “Buqi” nga Torina, duke e vlerësuar atë si një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ahmeti shkruan:
“Lavdi për Hashim Ilazi ‘Buqin’.
Hashim Ilazi i njohur si ‘Buqi’ nga Torina ishte një nga luftarët e hershëm të UÇK-së që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut.
Edhe pse sot nuk është më mes nesh, kujtimi për të jeton në çdo relikt që familja e ruan me dashuri dhe respekt në një kënd të shtëpisë së tyre.
Ai është pjesë e pavdekësisë së luftëtarëve të lirisë dhe veprat e tij mbeten të gdhendura në historinë dhe zemrat tona.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!”
