Të fundit

Sulm i armatosur në Jerusalem, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u konfirmuan të vdekur në një sulm me armë zjarri që ndodhi sot në një stacion të autobusëve në Jerusalem.

Sipas shërbimeve të emergjencës të paktën 15 persona u plagosën dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Më herët, policia njoftoi se dy autorët u neutralizuan në vendngjarje dhe sulmi po hetohet, sipas një deklarate të policisë.

Nuk është e qartë në këtë kohë nëse katër të vdekurit e njoftuar nga autoritetet izraelite përfshijnë edhe autorët e vdekur të sulmit që u neutralizuan në vend.

Sipas informacioneve nga mediat izraelite, autoritetet po hetojnë incidentin dhe e konsiderojnë një sulm terrorist.

“Pamë njerëz të shtrirë pa ndjenja në rrugë, në anët e rrugës dhe në trotuar pranë një stacioni autobusi. Në vendngjarje pati shumë shkatërrime, xhama të thyer në dysheme dhe shumë rrëmujë. Ne filluam t’u ofrojmë kujdes mjekësor të plagosurve dhe po vazhdojmë t’i trajtojmë dhe t’i transportojmë në spitale”, tha një anëtar i ekipeve të shpëtimit që mbërriti në vendngjarje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci