Të fundit

Ferati: Do të vazhdojmë mbështetjen për kompanitë lokale

Ilir Ferati, kryetar i Komunës së Istogut, ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen e tij për kompanitë lokale edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Ferati ka vizituar kompaninë AgroProdukt Shpk në Istog, kompani kjo e cila eksporton produktet e saj të çajit në Evropë, SHBA dhe Kanada.

I pari i Komunës së Istogut ka premtuar se do të vazhdojë përkrahjen për zhvillimin dhe punësimin në këtë komunë.

“Sot vizituam AgroProdukt Shpk në Istog, lider në prodhimin e çajit. Me mbi 40 lloje të bimëve të kultivuara dhe 60 të grumbulluara me certifikim organik, produktet e tyre eksportohen në Evropë, SHBA dhe Kanada, duke u bërë ambasador i Istogut në botë.
Ne do të vazhdojmë të jemi krah këtyre dhe të gjitha kompanive lokale, duke mbështetur zhvillimin dhe punësimin”, thuhet në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci