Të fundit

Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon eksperti i psikiatrisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ka nisur të jap dëshminë e tij eksperti i psikiatrisë.

Në seancë po merr pjesë edhe i akuzuari Naim Murseli, i cili akuzohet për organizim të vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Murseli në aktakuzë ngarkohet edhe me atë se ia kishte dhënë 30 mijë euro Granit Plavës që ta bënte ekzekutimin e bashkëshortës së tij, në sytë e fëmijëve.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci