Të fundit

“Humbja më e rëndë në histori”, Mediat serbe shpërthejnë pas disfatës nga Shqipëria

Mediat serbe e kanë cilësuar humbjen e sotme të përfaqësueses së tyre ndaj Shqipërisë si një nga më të rëndat në historinë e kombëtares. E përditshmja Kurir hap edicionin me titullin:

“Humbja më e rëndë në histori”, duke e konsideruar rezultatin 1–0 në favor të kuqezinjve si një dështim të madh për trajnerin Dragan Stojković.

Takimi u luajt në Leskovc, ku Shqipëria arriti një fitore historike falë golit të Rej Manajt në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas këtij rezultati, kombëtarja serbe shihet si thuajse e eliminuar nga gara për një vend në Kampionatin Botëror.

Gazeta “Kurir” kritikon ashpër paraqitjen e skuadrës, duke e cilësuar si të pafrymë dhe pa ide. Madje, sugjerohet edhe ndërrimi i trajnerit si mënyrë për të rifituar drejtimin.

Pas pesë ndeshjeve, Serbia renditet në vendin e tretë të Grupit K me 7 pikë. Shqipëria është ngjitur në vend të dytë me 11 pikë në 6 takime, ndërsa kryesimin e mban Anglia me 15 pikë në po aq ndeshje sa Serbia.

Në sfidat e mbetura, Serbia do të luajë në transfertë kundër Andorrës dhe Anglisë, si dhe do të presë Letoninë. Të martën e ardhshme, serbët përballen me Andorrën jashtë fushe. Nga ana tjetër, Shqipëria do të udhëtojë po ashtu në Andorrë dhe do të presë Anglinë në Tiranë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci