Shqipëria e Kosova janë fare pak larg kalimit në fazën e play-off-it ku do të mund të siguronin kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Portali “Football Meets Data”, shkruan se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e vazos së tretë duke shmangur një përballje mes vete.
Nëse ndodh kështu, Shqipëria do të ndeshet me një skuadër nga vazo e dytë, që momentalisht projektohen Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Republika Çeke.
Siç raporton portali i statistikave, kuqezinjtë kanë 17% shanse që të ndeshen me Hungarinë.
Një tjetër faktor negativ do të jetë fakti që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet jashtë për arsye se ndodhet në vazon e tretë.
