Të fundit

Tre të arrestuar në Ferizaj në kuadër të operacionit “Zjarri i Bardhë”

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Ferizaj, në bashkëpunim me njësitë patrulluese të Stacionit Policor, ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të kokainës, parave dhe veturave luksoze.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 28 tetor 2025, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, DHTN ka realizuar disa bastisje në tri lokacione, në kuadër të Planit Operativ “Zjarri i Bardhë”, lidhur me rastin e datës 22 shtator 2025.

Të arrestuarit janë: Endrit Vogliqi, rreth 21-vjeçar, Edonis Elezi, rreth 22-vjeçar, dhe Qëndrim Terzija, rreth 33-vjeçar.

Në rrugën “Enver Topalli”, është kontrolluar biznesi – mobilieria “Genci”, pronë e Edonis Elezit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Në rrugën “Dukagjini”, gjatë kontrollit të shtëpisë së Endrit Vogliqit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale, qese najloni, foli transparente dhe doreza.

Në rrugën “Jakup Ferri”, në shtëpinë e Edonis Elezit, janë gjetur dhe sekuestruar 15 mijë e 5 euro dhe 3 mijë e 950 franga zvicerane.

Në rrugën “Dukagjini” nr. 49, në shtëpinë e Qëndrim Terzijës, në prani të avokatit, është sekuestruar një veturë e tipit Golf 8.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: • 446.9 gramë kokainë (një qese e mbështjellë me foli transparente), 287.5 gramë kokainë (katër qese të ndara), 15,005 euro para të gatshme, 3,950 franga zvicerane, Dy vetura (Mercedes E-Class dhe Golf, dy telefona celularë, një peshore digjitale dhe pajisje për ndarje e paketim të drogës

Sipas vlerësimeve të hetuesve, vlera në treg e kokainës së sekuestruar arrin rreth 50 mijë euro.

Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë në drejtim të identifikimit të rrjetit të furnizimit dhe shpërndarjes së drogës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci