Të fundit

Vjedhja në Luvër, arrestohet edhe personi i tretë

Ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar nga autoritetet franceze në lidhje me grabitjen e pak ditëve më parë në muzeun e Luvrit.

Sipas një raporti nga BFMTV , besohet se personi i ndaluar është një burrë, i cili është duke u marrë në pyetje nga hetuesit.

Një ditë më parë, u ndaluan dhe dy persona të tjerë për grabitjen spektakolare, të cilët kanë pranuar përfshirjen e tyre në këtë akt.

Të dielën e kaluar, hajdutët përdorën një ashensor lëvizës për t’u ngjitur në Muze dhe thyen dritaren që të çonte në Galerinë Apollo, vitrinën e muzeut për Xhevahiret e Kurorës Franceze, dhe vodhën thesare mbretërore që u përkisnin disa sovranëve francezë, përfshirë Perandoreshën Eugenie, gruan e Napoleonit III.

Grabitësit arritën që të merrnin 8 bizhuteri, stolitë e Mbretëreshës Marie-Amélie, varëset dhe vathët e Marie-Louise, me një humbje të vlerësuar prej 88 milionë eurosh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci