Të fundit

Sot pritet të përfundojë verifikimi i votave në Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë të Jugut, pritet të përfundojë sot.

Ky proces është përmbyllur tashmë në 17 komunat e tjera ku ka pasur balotazh për Kryetarë të Komunave.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me situatën në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.

Nga kjo parti kanë kërkuar rivotim në këtë komunë.

Procesi u ndërpre mbrëmjen e së hënës pas raportimeve për keqpërdorime të mundshme, ndërkaq dje gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dy policë do të jenë prezent në qendrën e numërimit, gjatë gjithë kohës së procesit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci