Të fundit

Visar Azemi për sulmet e VV-së: Demokracia nuk është “aheng privat”

Kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar pas sulmeve nga VV-ja.

Sipas tij, disa kanë aq shumë frikë nga kutitë e votimit, sa që po kërkojnë t’i shpërndajnë si dhuratat në dasma në salla dasmash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai tha se demokracia nuk është “aheng privat”  dhe se në vend që të merren me planet e së ardhmes e të zhvillimit, po diskutojnë ide absurde për proceset zgjedhore.

“Kjo është pasojë e keqqeverisjes, jo e krizave imagjinare.
Kemi një parti e një qeveri që trembet nga vota e lirë dhe nuk ka më besim as te vetja, prandaj edhe kërkon rrugë të çuditshme, të rrezikshme e të papranueshme.
Asnjëherë demokracia e një vendi nuk rrezikohet nga opozita, por nga qeveritë që harrojnë kufijtë e përgjegjësisë dhe këtë po e shohim çdo ditë.
Sa herë që institucionet devijojnë nga standardet, humbësi i vetëm është qytetari, ka shkruar Visar Azemi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci