Burim Ramadani, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka prezantuar planin e tij për modernzimin e plotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ramadani ka thënë se plani do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zgjasë katër vjet.
“Plan i ri për FSK: Modernizim i plotë 4 vjeçar. Do të fillojmë planin e ri për modernizimin e plotë të të gjitha niveleve. Plani i ri për FSK do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zgjas 4 vjet. Kjo menjëherë pasi që Ushtria e Kosovës (FSK) do të përmbyll me sukses Planin 10 vjeçar të Transicionit në vitin 2028”, ka thënë Ramadani.
Ai ka shtuar se do të mundësojnë edhe prodhimin e plotë të municioneve, predhave dhe dronëve për mbrojtjen e Kosovës.
“Për Industrinë e mbrojtjes, do të nxjerret legjislacioni dhe të vendosen lehtësirat e nevojshme për fillimin e plotë të prodhimit të municioneve, predhave dhe dronëve për mbrojtjen e Kosovës, por edhe për eksport brenda vendeve tëNATO-s.
Njëkohësisht, do të lehtësojmë procedurat për Mallrat Strategjike”, thuhet në postimin e tij.
Burim Ramadani mban numrin 11 në listën e AAK-së.
