Ukë Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova, është kandidati i tretë më i votuar për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tregojnë rezultatet preliminare.
Pas numërimit të afër 4% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit, Lumir Abdixhiku renditet më i votuari në listën e LDK-së me 2,152 vota.
Në vendin e dytë është Hykmete Bajrami me 1,313 vota, e pasuar nga Ukë Rugova me 1,209 vota.
Në dhjetshën e parë të LDK-së, aktualisht ndodhen edhe Doarsa Kica-Xhelili dhe Janina Ymeri. /Paparaci.com


