Të fundit

Ndërpritet numërimi i votave, kush po prin deri tani?

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit është ndalur sot në ora 12:00, sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Numërimi do të rifillojë më 1 janar në ora 16:00, në përputhje me vendimin e marrë më herët nga KQZ, i cili parasheh një pauzë për shkak të festave të fundvitit, raporton Paparaci.

Sipas rezultateve të deritanishme që janë numëruar 76,07% e votave, pesë kandidatët më të votuar nga secila parti janë:

Lëvizja Vetëvendosje (VV)

  • Albin Kurti – 265,889 vota
  • Glauk Konjufca – 207,119 vota
  • Albulena Haxhiu – 108,910 vota
  • Hekuran Murati – 107,684 vota
  • Donika Gërvalla-Schwarz – 97,099 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  • Bedri Hamza – 120,711 vota
  • Arian Tahiri – 55,778 vota
  • Përparim Gruda – 51,596 vota
  • Uran Ismaili – 41,068 vota
  • Sala Jashari – 37,814 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  • Lumir Abdixhiku – 59,274 vota
  • Hykmete Bajrami – 37,374 vota
  • Ukë Rugova – 32,713 vota
  • Avdullah Hoti – 29,503 vota
  • Doarsa Kica-Xhelili – 28,928 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

  • Ramush Haradinaj – 31,088 vota
  • Daut Haradinaj – 18,781 vota
  • Besnik Tahiri – 18,397 vota
  • Bekë Berisha – 13,526 vota
  • Agim Çeku – 12,519 vota

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se, pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, procesi i numërimit do të vijojë sipas planit të parashikuar, duke garantuar transparencë dhe rregullsi gjatë numërimit të votave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci