Një incident ka ndodhur në pikën kufitare të Merdarës, ku një polic është përfshirë në një përplasje verbale me një mërgimtar.
Rasti është bërë publik përmes një videoje të postuar nga Veriu.info, duke shkaktuar reagime të shumta.
Në pamje dëgjohet polici teksa i drejtohet mërgimtarit me fjalët: “Kush je ti më m’bërtit mu?”, ndërsa në një moment shihet edhe shtyrja fizike ndaj tij.
Situata duket e tensionuar, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan deri te ky incident, as nëse ka pasur provokim apo keqkuptim mes palëve.
Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Policia apo institucionet përgjegjëse lidhur me rastin./Paparaci
