Të fundit

KQZ sot vendos a do të bëhet rinumërimi i votave në gjithë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot (e hënë, 19 janar 2026), në ora 13:30, mbledhjen e radhës, ku në rend dite do të jetë raporti mbi procesin e deritanishëm të rinumërimit të vendvotimeve.

Kjo mbledhje vjen në kohën kur dyshimet për manipulim të votave kanë nxitur reagime të forta nga subjektet politike dhe kërkesa të shumta për rinumërim të plotë dhe hetime nga organet e drejtësisë.

Mospërputhjet më të mëdha janë evidentuar në komunën e Prizrenit, duke ngritur shqetësime serioze për keq numërim gjatë procesit fillestar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, KQZ mund të marrë një vendim të ri për të zgjeruar rinumërimin në komunat e tjera, në varësi të gjetjeve që dalin gjatë procesit aktual të rinumërimit.

Deri më tani, procesi i rinumërimit është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 07:15, janë rinumëruar 556 vendvotime nga gjithsej 914, ndërsa pritet që KQZ të prezantojë detaje shtesë lidhur me gjetjet dhe hapat e mëtejmë gjatë mbledhjes së sotme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci