Të fundit

Erërat e forta gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme të lehta materiale

Si shkak i erërave gjatë mbrëmjes, raportohet për disa dëme në Prishtinë. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës

📢Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes 🌬️, janë shkaktuar dëme të lehta materiale 🏠.

👨‍🚒Ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës 🧯.

⚠️Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

📞Në raste emergjente, kontaktoni numrat:

0800 122 44 | 0800

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca  e Kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci