Të fundit

Ministrja Hajdari zbeh shpresën për vendosjen e reciprocitetit të plotë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, thotë se Kosova nuk do të veprojë njëjtë si Serbia sa i përket tregut.

Ministrja Hajdari thotë se reciprociteti po vendoset dhe është duke u vendosur, por në një formë tjetër, jo në atë klasike në bllokim total të mallrave serbe.

“Unë e përmenda task forcën për mbrojtjen e tregut, para kemi ligje me parimin për reciprociteti. Ligjet për Tregti me Jashtë, ligjet për Tregtinë e Brendshme që tash është në rishikim, ligji për masat anti-dumping, ligji për Mbrojtjen nga Importet për Mbrojtjen e Konsumatorit, këto ligje të gjitha e kanë parimi e barazisë reciprocitetit. Serbia nuk merr asnjë veprim për Kosovën, ajo vepron në heshtje, a duhet të veprojmë njëjtë vije pyetja, duhet të ndërtohen shumë shtresa”, u shpreh ajo.

Reciprociteti i plotë nga Qeveria Kurti ishte proklamuar se është çështje ditësh ose javësh, e kurrsesi muajsh,

Për shkak të barrierave tregtare, Qeveria e Kosovës, në nëntor të vitit 2018, ka vendosur taksë 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në prill të vitit 2020, Qeveria e parë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta zëvendësojë këtë taksë me reciprocitet.

Vendimi për reciprocitet obligonte që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet në certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse, si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

Por, me të marrë detyrën në qershor të vitit 2020, pasardhësi i Kurtit, Avdullah Hoti, tani ish-kryeministër, e ka hequr masën e reciprocitetit.

Ndërsa, më 20 shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë, t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme derisa vozisin në Kosovë./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci