Të fundit

Kosova ndalon importimin e mbi 1 mijë litrave vaj të ullirit nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë në Republikën e Kosovës, pas kontrollit të realizuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar në pikën doganore në Vërmicë.

Sipas njoftimit, pas shqyrtimit të lëndës me nr. të aplikacionit PIKF297960/2026, të datës 18.02.2026, është konstatuar se produkti, i destinuar për import nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri, nuk përmbante të dhënat e duhura në deklaracionin e mallit.

Po ashtu, gjatë kontrollit fizik është vërejtur se malli ishte transportuar në kushte jo të mira higjienike dhe së bashku me mallra të tjera jo ushqimore (detergjentë), çka, sipas AUV, rrit mundësinë e kontaminimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci