Të fundit

“Bisedë dy orëshe” – Kurti zbulon detajet e takimit me Macron në Paris

Albin Kurti tha se takimi i tij me presidentin francez Emmanuel Macron ishte i fokusuar në fushat e mbrojtjes e sigurisë e të Lojërave Mesdhetare.

Kryeministri tha sot në një konferencë për media se temë e diskutimit rreth orësh të tij me të parin e Republikës së Francës ishte edhe edukimi.

Ai e quajti Francën një shtet mik dhe përkrahëse të madhe të integrimit evropian të Kosovës.

“Unë jam kthyer mbrëmë nga një takim rreth dy orësh që kam pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili natyrisht që është mbështetës i madh i integrimit evropian të Republikës tonë. Franca është një ndër vendet që na ka njohur qysh në fillim që kur e kemi shpallur pavarësinë në vitin 2008”, tha Kurti.

Duke përmendur temat e diskutuara në takim, ai tha: “Mbrojtën e sigurinë, edukimin, Lojërat Mesdhetare e kështu me radhë…”

Takimi mes Kurtit dhe Macron u zhvillua të premten në Pallatin Champs Elysee, rezidencën e presidentit francez në Paris. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci