Të fundit

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Veternik.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se rreth orës 03:25 të plagosurit janë sjellë në Qendrën Emergjente nga policia dhe ndihma e shpejtë.

Sipas tij, bëhet fjalë për dy persona të lindur në vitet 1995 dhe 1999, të cilët dyshohet se janë plagosur në një restorant në Veternik.

Ai theksoi se gjendja e tyre është stabile, ndërsa ka treguar se i janë nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Pas trajtimit në Qendrën Emergjente dhe konsultave me mjekë, pritet që të njëjtit të pranohen për trajtim të mëtej.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci