Të fundit

Kajtazi kritikon Gecin për deklaratat për Thaçin dhe Çitakun

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratat e Fatos Gecit lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe zyrtaren e PDK-së, Vlora Çitaku, duke i cilësuar disa prej tyre problematike dhe skandaloze.

Duke folur në emisionin “VV Show”, Kajtazi tha se familja Geci ka pasur qëndrime të vazhdueshme kundër Hashim Thaçit dhe se, sipas tij, Gani Geci është deklaruar shpesh se ka punuar që burgosja e Thaçit të ndodhë.

Megjithatë, ai tha se kur Gani Geci u lidh përmes telefonit në TV Dukagjini, u shpreh më i matur, duke deklaruar se tashmë çështja është në dorën e gjykatës dhe se drejtësia duhet të merret me të akuzuarit.

Kajtazi theksoi se të dyja deklaratat janë problematike, sidomos për faktin se tema trajtohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa personi që flet nuk është vetëm anëtar i familjes, por edhe deputet i Kuvendit.

Sa i përket deklaratave për Vlora Çitakun dhe komentimit të statusit të saj martesor, Kajtazi u shpreh se një gjuhë e tillë është e papranueshme.

“Gjuha në raport me Vlora Çitakun, për mua, është skandaloze”, tha Kajtazi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci