Analisti Dukagjin Gorani ka ngritur shqetësime për gjendjen morale dhe etike në shoqëri, duke thënë se në shumë raste respektohet forma ligjore, por mungon përgjegjësia morale dhe etika publike.
Duke folur në emisionin “VV Show”, Gorani deklaroi se në shoqërinë kosovare ekziston një standard i dyfishtë, ku shkelja morale tolerohet më shumë sesa shkelja e ligjit.
“Në shoqninë tonë nuk lejohet me thy ligj, por lejohet me kanë i poshtër”, u shpreh ai.
Sipas Goranit, mungesa e skrupullit dhe e standardeve etike është përhapur në masë të madhe, duke krijuar mosbesim të përgjithshëm në shoqëri.
“Qikjo mungesa totale e skrupullit dhe njëfar kriteri etik është ka shpërdoret deri në atë masë saqë ti e ki nevojë njërën anë një shoqni që pagun tatim ton kohën, por nuk i zë besë kërkush për asgjë”, deklaroi analisti.
Ai tha se qytetarët përpiqen ta respektojnë ligjin aq sa munden, por sipas tij, dilema më e madhe sot është nëse duhet të ketë përparësi ligji apo morali.
“Krejt na zbatojmë ligj për aq sa mundem. Edhe tash na jemi ardh në një situatë ku nuk e dimë a ma mirë është me respektu ligjin apo me pas etikë dhe moral”, tha Gorani.
