Të fundit

Ymeri: Kur qytetarët nuk shohin të ardhme, 100 euro duken zgjidhja më e mirë për momentin

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se mungesa e diskutimit për perspektivën pas zgjedhjeve po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët e shohin të ardhmen e tyre.

Duke folur në emisionin “VV Show”, Ymeri tha se partia në pushtet po refuzon të flasë për planet dhe zhvillimet që mund të ndodhin pas zgjedhjeve.

“Në këtë fushatë që jemi tash ka një refuzim kategorik të partisë në pushtet, sepse është ma e madhja, për me fol se çka kemi me bo të nesërmes e pas zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Sipas Ymerit, kjo qasje po krijon pasiguri te qytetarët dhe po ndikon në mënyrën se si ata marrin vendime ekonomike dhe politike.

“Dhe kjo po ndikon në mënyrën qysh po mendojnë të ardhmen. Kur të krijon një situatë që nuk ka të ardhme, 100 euro janë ma e mira çka mun me të ndodh”, u shpreh ai.

Ai shtoi se në kushte pasigurie, qytetarët fokusohen vetëm tek përfitimi i menjëhershëm.

“Kur nuk e din çka ka me ndodh në të ardhmen, i merr 100 euro, bohet çka të bohet”, tha Ymeri.

Sipas analistit, kjo tregon se shoqëria po humb orientimin afatgjatë dhe po jeton vetëm për të sotmen.

“Na kemi kalu në një shoqëri që jeton sot për nesër, gje që nuk ka asgjë ma të dëmshme”, deklaroi Ymeri në “VV Show”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci