Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po sulmon udhëheqësit e luftës në mënyrë të hapur.
Sipas tij, as Serbia nuk ka arritur ta nxisë në mënyrë kaq të hapur dhe të ashpër opinionin kundër udhëheqësve të luftës, siç po ndodh aktualisht në Kosovë.
“Më ra në vesh sesi kryetari i qeverisë në detyrë, me çfarë lehtësie fliste keq për udhëheqësit e luftës dhe një krahasim i thjesht. Serbia ka dështu me nxit popullin kaq hapur , kaq ashpër kundër udhëqesit e luftës, ndërkohë që Kurti këtë po e bën në mënyrë të hapur e entuziazëm të jashtëzakonshëm”, tha Kajtazi në “VV Show”.
