Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj Serbisë, duke u fokusuar në zhvillim të brendshëm dhe forcim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë.
Gjini ka thënë se vendi nuk duhet të mbetet i ndikuar nga deklaratat apo qëndrimet e Serbisë.
“Kur jemi te Serbia, me Aleancën e kemi qasjen ndryshe. Na duhet me u qkap prej Serbisë në gjithçka, me u pavarësu komplet për shkak se duke e shajt çdo ditë. Duke thanë Serbia nuk po na le me u zhvillu, Serbia spo na le me na njoht vendet tjera, Serbia spo na le me u demokratizu, na e kem shndërru vetën në njëfarë forme psikologjikisht peng. Kosova duhet me u nis mu sjell kështu. Nuk më intereson çka thotë Serbia, nuk më intereson a më njeh Serbia. Kurgjo nuk e lidhim me Serbinë”, ka deklaruar ai në “VV Show.
Sipas tij, fokusi duhet të jetë vetëm në zhvillimin ekonomik, demokratizimin dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“E vetmja mënyra për me dal prej kthetrave të padukshme është nëse na asnjë veprim tonin me atë se çka bën Serbia. Kurgjo, veç me u zhvillu, demokratizu Kosova. Me kriju marrëdhënie ndërkombëtare çfare i duhet Kosovës dhe kurrë as mos me u përmend. Nëse Serbia thotë nuk iu njoh, me i thanë okej as na ty nuk të njohim. Nuk është temë e jona. Me i majt lidhjet me SHBA-në, unionin evropian dhe NATO-n dhe me i mbajt premimet që iu kemi dhënë atyre, se na Serbisë kurgjo nuk i kemi premtu”, ka thënë Gjini.
