Ardian Gjini ka folur për planin e Aleancës për sigurinë duke shtuar se siguria e Kosovës nuk nënkupton vetëm mbrojtjen fizike, por mbështetet kryesisht në partneritetin me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjini ka thënë se në asnjë rrethanë nuk guxon të hyjë ushtari serb në Kosovë përderisa e kemi NATO-n dhe Amerikën.
Duke iu referuar sulmit terrorist në Bansjkë, ai ka thënë se sulme të tilla ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, por kjo sipas tij nuk nënkupton që vendi fqinj hyn me ushtri në tokë tonë.
“Siguria për ne nuk nënkupton vetëm sigurinë fizike. Nuk guxon ushtari serb me shkel në Kosovë përderisa ne e kemi NATO-n dhe Amerikën. Nuk guxon. Sulmet terroriste si në Bansjka, mos harroni, sulme terroriste kanë ndodh në Nju Jork, Londër, Madrid, Paris. Sulme terrroriste ndodhin edhe në vende më të zhvillune. Por ajo nuk nënkupton që vendi fqinj hyn me ushtri në tokë tonë. Për sulmet terroriste i kemi mjaftueshëm na forcat elitare të stërvitura me u marrë me ta. Edhe plus kemi marrëveshje edhe bashkëpnuim të jashtëzakonshëm edhe me inteligjencat mike. Na në atë pjesë duhet me i frikësu vetëm nëse i thojmë Amerikës a po a na le rehat se na dijmë vet. Amerika është fuqi pa të cilën nuk ban e këtu në Kosovë dikush thotë bon bon”, tha Gjini në “VV Show”.
