Të fundit

Valentina Bunjaku-Rexhepi nga tubimi përmbyllës në Prishtinë: E gjithë Kosova foli me një zë, bashkohu!

Kandidatja e LDK-së për deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, prej nga ka bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje për subjektin e saj politik në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bunjaku-Rexhepi e cilësoi tubimin si një manifestim të unitetit dhe përkrahjes qytetare për LDK-në.

“Sonte, e gjithë Kosova foli me një zë: BASHKOHU!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me flamurin e Kosovës dhe simbolet e fushatës së partisë.

Kandidatja e LDK-së u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj, duke promovuar numrin zgjedhor të subjektit dhe kandidaturën e saj.

“Voto ✌ #LDK113 #ValentinaBunjakuRexhepi21”, ka theksuar ajo në postimin e publikuar pas tubimit përmbyllës në kryeqytet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci