Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku i është kundërpërgjigjur Donika Gërvallës në një video, duke ia numëruar skandalet e qeverisë në të cilën ajo ishte.
Ai gjithashtu ka thënë se babai i tij, Sami Lushtaku i është përgjigjur gjithmonë prokurorisë, teksa ka përmendur se është Kurti ai që ka refuzuar të përgjigjet ndaj prokurorisë.
“Mjaft me hipokrizi, ju shiteni si engjëj, por për mashtrime edhe djalli ua ka lakmi”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka përmendur edhe premtimet e parealizuara të qeverisë Kurti dhe ka shtuar se për këto dështime nuk mund ta fajësojnë Sami Lushtakun.
