Të fundit

Griep: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, ka sqaruar përmes një videoadresimi të publikuar në platformën “X” juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë nuk mbulon të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se Dhomat e Specializuara nuk kanë mandat ekskluziv për trajtimin e çdo rasti të krimeve të luftës, duke rikujtuar se një pjesë e këtyre rasteve janë gjykuar më herët nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa të tjera janë trajtuar nga gjykata vendore dhe ndërkombëtare.

“Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë s’kanë mandat ekskluziv për të trajtuar secilin krim të ndodhur përgjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka deklaruar Griep.

Sipas saj, kjo gjykatë vepron në bazë të një mandati të posaçëm të dhënë nga institucionet e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

“Gjykatës i është dhënë mandat specifik nga shteti i Kosovës dhe BE-ja”, ka theksuar ajo.

Griep ka nënvizuar gjithashtu se për çdo aktakuzë të konfirmuar, Dhomat e Specializuara do të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur.

“Për çdo akuzë që është konfirmuar, gjykata do të sigurohet për gjykim të paanshëm, fer dhe të pavarur, ku të akuzuarit do të kenë të drejtat e tyre, dëshmitarët mbrohen dhe viktimat thonë fjalën e tyre”, është shprehur zëdhënësja.

Videoadresimi i saj synon të sqarojë rolin dhe kompetencat e Dhomave të Specializuara, në një kohë kur në opinionin publik vazhdojnë diskutimet lidhur me mandatin dhe veprimtarinë e kësaj gjykate.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci