Të fundit

Haradinaj: Kushdo që devijon temën e gazit amerikan, është anti-Kosovë

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka deklaruar se kushdo që e formon qeverinë e ardhshme, sipas tij, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se çdo devijim nga këto dy tema, siç tha ai, lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.

Kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri. Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Haradinajt vjen pasi qeveria në detyrë ka refuzuar projektin e gazit amerikan.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci