Të fundit

Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës, arrestohet i dyshuari

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, i njëjti është arrestuar nga policia.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informacionit.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi për Telegrafin.

Sipas saj, si rezultat i veprimeve hetimore, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47.

“Si rezultat, personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47”, tha Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe aktualisht është në proces të hetimit”, shtoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci