Sulmi i armatosur në fshatin Pagarushë të Malishevës ku cak ishte një autobus, po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet dhe rasti po hetohet tashmë për motivin dhe rrethanat.
Për këtë ngjarje të rëndë, një person i dyshuar është ndaluar për 48 orës derisa është konfiskuar edhe një armë e tipit AK 47.
“Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit”, deklaruan nga policia e Gjakovës
