Të fundit

Nën hijen e Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe UFC shkruajnë histori

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka festuar mbrëmë ditëlindjen e tij të 80-të dhe 250-vjetorin e themelimit të ShBA-së me një event të veçantë të UFC-së (Ultimate Fighting Championship), i organizuar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Ngjarja shënoi herën e parë në histori që një aktivitet profesional sportiv zhvillohet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, duke tërhequr mijëra tifozë të arteve marciale të përziera dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, luftëtari amerikan Justin Gaethje triumfoi ndaj rivalit spanjollo-gjeorgjian Ilia Topuria, duke fituar titullin në kategorinë e peshave të lehta, raporton BBC.

Sipas organizatorëve, rreth 4,300 persona morën pjesë në aktivitetin e organizuar me ftesa speciale në South Lawn të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa afro 85 mijë të tjerë e ndoqën ngjarjen nga një zonë e veçantë për tifozët në afërsi.

Mbrëmja nisi me Donald Trumpin dhe presidentin e UFC-së, Dana White, mik i kahershëm i presidentit amerikan, të cilët ecën së bashku nga Shtëpia e Bardhë drejt arenës së improvizuar. Në vazhdim, avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi zonë, duke shtuar spektaklin e ceremonisë.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e vlerësoi UFC-në si një shembull të fuqisë së butë diplomatike amerikane dhe njoftoi nisjen e një partneriteti publik-privat për ta përdorur këtë sport si mjet diplomatik.

Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën për pezullimin e eventit, ndërsa Shtëpia e Bardhë e cilësoi padinë si të pabazuar.

Ngjarja ishte pjesë e një serie aktivitetesh të mëdha që po organizohen për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara, ku përfshihen edhe gara automobilistike dhe panaire kombëtare që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci