Lëvizja Vetëvendosje ka një rezultat më të dobët në zgjedhjet e 7 qershorit, duke marrë mbi 100 mijë vota më pak sesa në dhjetor. Megjithatë, po festojnë rezultatin siç thuhet në postimin e LVV-së, për “fitore bindëse dhe madhështore”.
Në zgjedhjet e datës 28 dhjetor 2025, Veëvendosje kishte 487,077 vota apo 51.10%, ndërsa tani ka 382, 865 vota apo 47.13%.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës, brenda dhe jashtë Kosovës për edhe një fitore madhështore dhe bindëse!”, thuhet në postim.
