Të fundit

Ndërron jetë 19-vjeçari, i aksidentuar para dy ditësh në Malësinë e Madhe

Ndërron jetë 19- vjeçari Ladimir Bushati nga Malësia e Madhe i cili u aksidentua dy ditë më parë në fshatin Palvar.

Mjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga duke përfunduar në një kanal dhe 19-vjeçari mbeti i plagosur rëndë.

I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë ditën e ngjarjes:
Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kësaj dalje nga rruga.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci