Të fundit

400 viktima nga vapa në Spanjë dhe Francë

Bilancet e viktimave nga i nxehti përvëlues në Europë po përparojnë njëtrajtshëm me shifrat e viktimave prej tij. Edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, rekordet e temperaturave janë në kuotën e 40 gradëve Celsius.

I nxehti përvëlues dhe i paprecedentë po vijon të thyejë çdo rekord në mbarë Europën. Gjermania shënoi temperaturën më të lartë që mbahet mend për këtë periudhë me 41.3 gradë në Saarbrücken, ndërsa Britania e Madhe regjistroi ditën më të nxehtë të qershorit me 37.3 gradë në Suffolk.

Në Spanjë dhe Francë, temperaturat ekstreme mbi 40 gradë po vijojnë për të katërtën ditë radhazi. Parisi ka ndaluar rreptësisht konsumimin e alkoolit në vende publike, pasi spitalet janë në limitet e kapaciteteve, ndërsa rrjeti elektrik është mbingarkuar duke lënë 50 mijë shtëpi pa drita. Ndërkohë, Italia ka shpallur kodin e kuq në 18 qytete të mëdha.

Bilancet e viktimave vijojnë të rëndohen. Spanja raporton zyrtarisht 327 vdekje, ku mbi 98% janë të moshuar. Në Francë janë konfirmuar të paktën 64 viktima, pjesa më e madhe nga mbytjet për shkak të dyndjeve për t’u freskuar në ujërat e deteve, liqeneve dhe lumenjve, si dhe fëmijë të bllokuar në automjete. Ndërsa në Itali, të paktën 8 persona kanë humbur jetën drejtpërdrejt nga goditja e nxehtësisë.

E ashtuquajtura “Kube e të nxehtit afrikan”, që ka mbetur që prej javës së kaluar nëpër Europë dhe që sipas ekspertëve është pasojë e ngrohjes globale, pritet të largohet në ditët e para të korrikut.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci