Të fundit

Anglia siguron kualifikimin në fazën eliminatore të Botërorit 2026

Anglia ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në fazën e 32-të të Kupës së Botës 2026, përpara ndeshjes së fundit të Grupit L kundër Panamasë. Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel kryeson grupin me katër pikë, pas fitores ndaj Kroacisë dhe barazimit pa gola kundër Ganës të martën.

Formatit i ri i këtij Botërori me 48 ekipe i ka mundësuar Anglisë kalimin tutje, pasi rezultatet në grupet e tjera të premten mbrëma garantuan vendin e tyre në fazën eliminatore. Anglia është e sigurt për një nga tri pozitat e para në grup, ndërsa Panama është eliminuar tashmë nga gara.

Nëse Anglia arrin të ruajë kreun e Grupit L, në fazën e 32-të do të përballet me ekipin e renditur në vendin e tretë nga Grupi I, J ose K. Aktualisht, ky kundërshtar është Senegali, por situata mund të ndryshojë nëse DR Kongo arrin fitore ndaj Uzbekistanit.

Në rast se Anglia përfundon si nënkampione e grupit, kundërshtari i saj do të jetë ekipi i dytë i Grupit K. Ky pozicion do të vendoset nga përballja mes Kolumbisë dhe Portugalisë. Nëse Kolumbia shmang humbjen, Portugalia pritet të jetë kundërshtari, përveç rasteve kur DR Kongo shënon një fitore me diferencë të lartë golash.

Rruga e Anglisë drejt finales mund të përfshijë përballje të vështira. Nëse kalojnë raundin e 32-të, ata mund të ndeshen me fituesin e Grupit A, Meksikën, në stadiumin Estadio Azteca. Më pas, në çerekfinale mund të përballen me fituesin e Grupit C, Brazilin, ndërsa në gjysmëfinale mund të kenë përballë Argjentinën.

Për të siguruar vendin e parë në grup, Anglia duhet të mposhtë Panamanë dhe të ketë rezultat më të mirë se Gana në ndeshjen e tyre kundër Kroacisë. Nëse pikët mbeten të barabarta, renditja do të përcaktohet nga diferenca e golave.

Burimi: independent.co.uk

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci