Të fundit

Rritet bilanci i tërmetit shkatërrues në Venezuelë – afro 1,500 viktima

Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, njoftoi të shtunën presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.

Sipas tij, të paktën 3,238 persona janë plagosur, ndërsa 3,142 familje kanë mbetur pa shtëpi.

Rodriguez bëri të ditur gjithashtu se vendi ka regjistruar të paktën 430 lëkundje pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të mërkurën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës po vazhdojnë punën pa ndërprerje për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat, ndërsa shumë persona ende rezultojnë të zhdukur, raportonCNN.

Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, që goditën veriun e vendit të mërkurën, shkaktuan shkatërrime të mëdha në infrastrukturë dhe lanë pas mijëra të plagosur.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci