Të fundit

Dy të arrestuar në Podujevë, kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në Podujevë.

Sipas policisë, pas dyshimeve për kultivim të kanabisit, janë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, të dy meshkuj kosovarë.

“Me datë 06.07.2026, njësitë policore kanë realizuar një plan taktik, ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke u përkujdesur për një plantacion me 201 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa”, thotë Policia, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin janë marrë mostra të nevojshme nga bimët e mbjella, ndërsa, siç thuhet, pjesa tjetër e tyre është shkatërruar në vendin e ngjarjes.

“Po ashtu me qëllim të sigurimit të provave relevante për rastin, janë kryer dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve të lartcekur, me çrast në njërën nga to është gjetur një qese e vogël e mbushur me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë në peshë prej 1.7 gramë. Në vendngjarje është bërë fotografimi dhe konfiskimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, ndërsa të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci