Të fundit

Fiket zjarri në Shijak, zhbllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Është vënë nën kontroll dhe është fikur zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.

Flakët, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur u bë i dukshëm edhe në zonat përreth, duke krijuar vështirësi për qarkullimin në autostradë.

Për shkak të situatës, autoritetet ndërmorën masa për menaxhimin e trafikut, ndërsa pas shuarjes së zjarrit qarkullimi është rikthyer në normalitet dhe autostrada Durrës-Tiranë është zhbllokuar.

Në operacion morën pjesë forcat zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës, të cilat punuan për disa orë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Nuk raportohen banesa apo biznese të dëmtuara, ndërsa zjarri shkaktoi djegien e një sipërfaqeje toke në zonën e Koxhasit.

Autoritetet pritet të nisin verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si edhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara./abcnews.al

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci