Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani.
Ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook tha se bashkë me të priti edhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e tij të parë në Shqipëri. “Me Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e parë në Shqipëri”, shkroi Rama.
