Të fundit

Dendias me Lajçakut: Mbështetje e fortë e Greqisë për Dialog

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, ka biseduar sot me të dërguarin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter se kishte biseduar me Lajçakun në margjinat e sesionit të Këshillit të BE-së dhe ka theksuar se ai ka përsëritur mbështetjen e fortë të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve.

“Gjatë takimit në margjinat e Këshillit, fola me të dërguarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak për situatën aktuale dhe përparimin në dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e fortë të Greqisë për përpjekjet e saj për të bërë përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, ka shkruar Dendias.

Lajçak ka reaguar ndaj postimit të Dendias në Twitter, duke falënderuar Greqinë për mbështetjen e saj.

“Faleminderit Nikos Dendias dhe Greqisë për udhëheqjen, interesimin, mbështetjen për punën time dhe angazhimin e BE-së në rajon”, ka shkruar Lajçak./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci