Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar me inicialet B.K..
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në tentativë”.
Sipas një njoftimi për media thuhet se menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e forenzikës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
