Garda Revolucionare e Iranit ka bërë të ditur se ka sulmuar dy tankerë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Ngushticën e Hromuzit teksa SHBA-ja ka kryer sulme për natën e tretë me radhë ndaj Iranit.
Emiratet e kanë cilësuar sulmin si “të pacipë”, duke shtuar se një anëtar indian i tankerit është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.
Garda Revolucionare gjithashtu ka konfirmuar se ka pasur cak qendrat amerikane në Jordani dhe Bahrejn.
Ndërkohë, ushtria amerikane ka deklaruar se ka kryer sulme që kishin për qëllim të dobësonin aftësitë e Iranit për të sulmuar anijet komerciale.
Ndërkaq, çmimet e naftës kanë vazhduar të ngrihen pas nisjes së sulmeve.
Krejt kjo ka ndodhur pasi presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se SHBA-ja ka vendosur bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe se do të vendosë 20 për qind taksa ndaj krejt anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Amerikanët kanë akuzuar Iranin për bllokadë të rrugëve detare në Ngushticë – duke përmendur atë që ka thënë Teherani se kishte autorizuar rrugët afër bregut të saj dhe se ka sulmuar anijet që nuk përdorin këto rrugë. Për këtë arsye bllokada amerikane do të hyjë në fuqi menjëherë.
Konflikti i ri është kthim prapa para marrëveshjes. Për diplomaci ky është dështim i madh.
Ndërkaq, për iranianët është dështim i madh ekonomik sepse u duhet qasja në Ngushticë për të eksportuar naftën e tyre.
