Të fundit

Viktor Orban tallet me qeverine e re: “Hungaria demokratike vdiq ne vitin 2026”

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke publikuar në Facebook një fotografi bardhezi me mbishkrimin: “Hungaria Demokratike 1990–2026”, duke lënë të kuptohet se demokracia në vend ka marrë fund.

Postimi i liderit vjen pasi Parlamenti hungarez miratoi një sërë ndryshimesh kushtetuese dhe reformash të propozuara nga qeveria e re e kryeministrit Péter Magyar, e cila ka nisur çmontimin e institucioneve të ngritura gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orbánit.

Mesazhi i Orbánit është interpretuar si një “nekrologji” simbolike për demokracinë hungareze, ndërsa mbështetësit e qeverisë së re argumentojnë se reformat synojnë rikthimin e shtetit ligjor dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci